-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Meta firmos LIVE nga Turqia: I hap rrugën Begajt drejt Presidencës

Kryesoret

LIVE nga Stambolli Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmosi dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begajt.

Partia Socialiste zgjodhi shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj si kandidatin zyrtar për Presidentin e Republikës, por votimi i tij në Parlament kërkon më parë dekretin e presidentit aktual për lirimin e tij nga shërbimi aktiv.

Por Ilir Meta për momentin ndodhet në Stamboll. Në këto kushte, ai njoftoi më herët se ka qenë në komunikim me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe sqaroi se nuk do të bëhet pengesë duke firmosur rreth orës 14:30 LIVE vendimin e lirimit nga detyra të Begajt.

Tashmë pritet vendimi i Kuvendit, që ka fjalën e fundit. Për zgjedhjen e tij duhen vetëm 71 vota.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit