Përgjatë ditëve të fundjavës, në Kosovë po parashihet të mbajë mot relativisht i qëndrueshëm me diell dhe i nxehtë, por që orëve të pasdites, do ketë edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Nga java e ardhshme, po parashihet destabilizim i motit. Temperaturat pësojnë rënie, e do ketë më shumë vranësira me zhvillime të shtrëngatave me shi, që vende-vende sjellin reshje më të shumta, e lokalisht edhe breshër.
Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira përgjatë fundjave, megjithëse kohëpaskohe, vlerat e çastit të grimcave të materies shënojnë rritje e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.