Policia e Himarës u ka ardhur në ndihmë 3 turistëve të huaj, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Gjipe.
Mësohet se pasi ishin njoftuar, forcat e policisë u nisën drejt vendit ku kishin mbetur të bllokuar turistët, duke i shpëtuar ata.
Mësohet se një prej turistëve, e seksit femër ka pësuar dëmtime pas koke dhe ka fraktura të lehta. Sipas policisë, ajo po transportohet me autoambulancë për në spitalin e Himarës.