Trupi i pajetë i një gruaja, gjysmë e zhveshur është gjetur pranë përroit Parmigliola, në Marinella di Sarzana, në provincën e La Spezia, Itali.
Ngjarja e rëndë është zbuluar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas medieve italiane, trupi i përket një gruaje rreth 30-40 vjeç, e cila dyshohet të jetë shqiptare.
Ende nuk dihet identifikimi i viktimës, ndërsa pranë trupit nuk u gjet ndonjë mjet apo dokumente të tjera identifikimi.
Trupi ishte mbuluar me gjak, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë vrasjeje. Megjithatë mbeten rezultatet e autopsisë për të përcaktur shkakun e vërtetë të vdekjes së gruas.