Mjaftuan 78 vota që Bajram Begaj, i propozuari i maxhorancës të vendosej në krye të institucionit të Presidencës. Begaj, u ngrit në piedestal nga kryeministri Edi Rama dhe u përgëzua për veprimtarinë e tij në ushtrinë shqiptare.
Po kush është gruaja e presidentit të ri?
Armanda Begaj ka lindur në vitin 1968 dhe ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku së fundmi ka qenë specialiste e IT në KLSH.
Ata kanë dy fëmijë së bashku. ]
Armanda Begaj nuk është një figurë shumë e njohur për publikun. Daljet e saj përkrah bashkëshortit, kanë qenë të rralla, vetëm në raste dekorimesh të presidentit të zgjedhur të vendit.
Prej 24 korrikut, familja presidenciale, e kryesuar nga Bajram Begaj, zonja e parë Armanda Begaj dhe dy djemtë e tyre, do të marrë zyrtarisht rolin dhe misionin e lartë për vendin.
Begaj u zgjodh në detyrën e kreut të shtetit me 78 vota pro, katër kundër dhe një abstenim, në seancën e 4 qershorit, e cila u bojkotua nga Partia Demokratike.