-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mali i zi, MV dhe Bullgaria ndalojnë fluturimin e Lavrov drejt Serbisë

Kryesoret

Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, dhe Bullgaria i kanë mbyllur qiejt e tyre për fluturimin e kryediplomatit më të padëshiruar aktual, atij rus, Sergej Lavrov, i cili të hënën e ka të caktuar të vizitojë Beogradin.

Këtë e bëri të ditur e përditshmja opozitare serbe “Danas” përmes burime jozyrtare të tyre.

Në anën tjetër, vizitën e Sergej Lavrov e kanë quajtur “vizitë tejet të komplikuar” edhe krerët shtetëror serbë, si kryeministrja Ana Bërnabiç.

Megjithëkëtë, siç raportoi Danas, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë të ditur se në mëngjesin e së hënës do të takohet me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandër Boçan-Kharçenko, dhe se po përgatisin logjistikën e udhëtimit të Lavrov-it.

“Është për t’u habitur për situatën në Evropë dhe në botë kur presidenti i një vendi duhet të mirret me gjëra të tilla, siç është logjistika e udhëtimit të një ministri të jashtëm, e cila do të determinojë se a do të vjen ose jo”, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç në Pink TV.

Ballkani Perëndimor, përveç Serbisë, i ka të mbyllur qiejt ndaj fluturimeve ruse si rrjedhojë e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit mbi Ukrainën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit