-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me 124 km/h brenda kryeqytetit, Policia: Fundjava për t’u shijuar, jo fluturuar

Kryesoret

Me anë të një njoftimi për mediat, Policia Rrugore bën të ditur se është duke vijuar kontrollet në rrugët e brendshme të kryeqytetit për ata që shkelin limitin e shpejtësisë.

Në njoftimin e fundit, Policia bën të ditur se janë gjobitur automjete të cilat janë kapur duke lëvizur më shumë se 120 kilometra në orë brenda kryeqytetit, ku shpejtësia maksimale është shumë herë më e ulët.

“Po ndodh në rrugët e kryeqytetit për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë.

Makina inteligjente nuk njeh ditë pushimi, po skanon 24/7 shpejtësi të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, shpejtësi nga 105 km/orë deri në 124 km/orë brenda në rrugët e qytetit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës: Të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor!

Fundjavë për tu shijuar, dhe jo për të fluturuar në rrugë duke rrezikuar jetën!”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit