-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

UÇK përplaset me policinë e Kosovë, gaz lotsjellës dhe një i plagosur

Kryesoret

Një zyrtar i policisë së Kosovës raportohet të jetë lënduar në protestën qe po mbahet në ambientet e jashtme të Kuvendit, nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për të shpërndarë protestuesit, policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës. Protesta e mbështetur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK) ishte parashikuar të mbahej para Kuvendit, në shenjë pakënaqësie për mospërfshirjen e tyre në rritjen e pagës minimale.

Pensioni i veteranëve është i njëjtë me pagën minimale në Kosovë, por në projektligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës për rritje të kësaj page, nuk është përfshirë edhe rritja e pensionit të veteranëve.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se kërkesat e tyre janë injoruar nga institucionet e Kosovës dhe se janë detyruar të dalin në protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

“Jemi injoruar nga institucionet e vendit dhe jemi detyruar që pakënaqësitë tona t’i shprehim në protestë”.

Projektligji që i hap rrugë rritjes së pagës minimale, do të diskutohet të hënën në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ai është miratuar nga Qeveria e Kosovës në prill të këtij viti.

Sipas këtij projektligji, paga minimale do të rritet në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar nga viti 2011.

Shuma e pagës minimale në Kosovë është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.

Aktualisht, kjo pagë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit mbi 35 vjeç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit