Aktori Johnny Depp së fundmi ka hapur një llogari në rrjetin social TikTok pasi fitoi gjyqin ndaj ish-gruas së tij. Aktori ka mbledhur 2.8 milionë ndjekës që nga mbrëmja e së hënës kur hapi llogarinë e tij.
Sipas mediave të huaja, pavarësisht ndjekësve të shumtë, ylli i “Pirates of The Caribbean” ende nuk e ka postuar videon e tij të parë në TikTok. Javën e kaluar Johnny Depp fitoi gjyqin kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.
Për shumë javë dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes botërore për shkak të gjyqit të famshëm i cili zgjati gjashtë javë. Ndjekësit në Tik Tok nëpërmjet postimeve janë solidarizuar dhe e kanë mbështetur Depp, kjo mund të jetë edhe arsyeja se përse ai vendosi të bëhëj pjesë e këtij rrjeti social. Fansat e Depp janë të emocionuar kur shohin se ai tani i është bashkuar zyrtarisht TikTok.
Depp kishte paditur ish-bashkëshorten duke kërkuar dëmshpërblim 10 milionë Dollarë për shpifje, pasi Amber Heard kishte deklaruar në një intervistë në vitin 2018 në “Washington Post” se Depp ishte i dhunshëm.