Dy qytetarë dhe dy zjarrfikës kanë mbetur të asfiksuar nga zjarri i rënë këtë pasdite në kompleksin “Arlis” pranë QSUT në Tiranë.
Ata janë dërguar në urgjencën e QSUT.
Bëhet me dije se pallati që ka marrë flakë është ndërtuar nga biznesmeni Armando Lilo.
Zjarrfikësit evakuojnë banorët me autoshkallë, në ndihmë të tyre u kanë ardhur edhe forcat RENEA.









