Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të martë, një pallat shumë-katësh tek “Farmacia” 10 në Tiranë.
Bëhet me dije se pallati që ka marrë flakë është ndërtuar nga biznesmeni Armando Lilo.
Bëhet fjalë për një kompleks pallatesh në afërsi të spitalit “Nënë Tereza”, ku aty pranë janë dhe konviktet e studentëve të mjekësisë dhe infermierisë.
Deri në këto momente, janë lënduar 2 persona, një grua banore e pallatit dhe një tjetër punojnës i zjarrfikësve për shkak të asfiksisë, ndërkohë pjesa tjetër e banorëve po evakohohen nga pallatet.
Ede nuk dihen shkaqet e zjarrit.









