Moska ka njoftuar për largimin e saj nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kjo gjë erdhi pas firmosje së dy dekreteve nga parlamenti rus. Dy projektligjet janë: një që largon vendin nga juridiksioni i gjykatës dhe në të dytin cakton 15 marsin si datën përfundimtare.
Kjo do të thotë se vendimet kundër Rusisë të marra pas kësaj date nuk do të zbatohen.
Ankesat në Gjykatë janë cilësuar si shpresa e fundit për paditësit në disa çështje të profilit të lartë që ishin refuzuar nga gjykatat ruse.