-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Open Balkan” “shkon” në Ohër, 3 marrëveshjet që do të firmosen (Axhenda)

Kryesoret

Sot dhe nesër në Ohër do të zhvillohet takimi i radhës i “Open Balkan” me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandar Vuçiçi dhe kreut të qeverisë maqedonase që është mikpritësi Dimitar Kovaçevskit. Në takim do të jetë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, por vetëm formalisht, pasi Podgorica ende nuk ka zyrtarizuar pjesëmarrjen në këtë nismë.

Tre marrëveshjet që do të firmosen sot

Kundër Evazionit Fiskal

Në tekstin e Memorandumit që ka të bëj me taksat, thuhet se nënshkruesit kanë parasysh “rëndësinë e shtuar” të bashkëpunimit në luftën kundër evazionit fiskal, gjegjësisht, shmangies së pagesës së tatimit.

Njohja reciproke e diplomave

Në tekstin e Marrëveshjes së paraparë në fushën e njohjes reciproke të diplomave, iniciativa mbron përshpejtimin e procedurave për njohjen e diplomave të arsimit të lartë ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe MV-së. Marrëveshja me shtatë nene i referohet kualifikimeve të nivelit e pestë (arsimi i lartë), si dhe niveleve gjashtë deri në tetë të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve. SHKËMBIMI KULTUROR Për të promovuar shumëllojshmërinë kulturore, dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, të tri palët synojnë të nënshkruajnë një Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në BP. Në shtatë nenet e Memorandumit, nënshkruesit angazhohen për të inkurajuar lëvizshmërinë e punonjësve të kulturës dhe thellimin e bashkëpunimit institucional.

Harta kulturore

Në Memorandumin e mirëkuptimit në fushën e turizmit në BP, parasheh formimin e një harte turistike të quajtur “Ballkani i Hapur”. Shtetet nënshkruese janë të detyruara të inkurajojnë kontaktet ndërmjet organizatave të tyre turistike dhe punëtorëve, si dhe parashikohet krijimi i grupeve të posaçme të punës për këtë fushë.

Axhenda

E martë, 7 qershor

17.45 – Mbërritja në Ohër

18.30 – Darkë pune mes liderëve dhe delegacioneve

E mërkurë 8 qershor

10.00 – Hapja e samitit “Open Balkan” (Vendi: salla Biljana, hotel Metropol)

10.45 – Seanca e parë plenare: Turizmi (Vendi: Salla Biljana)

11.15 – Seancë koordinuese e liderëve me komunitetin ndërkombëtar.

12.15 – Seanca e dytë plenare: Kultura (Vendi: Salla Biljana)

12.30 – Mundësi për takime bilaterale të liderëve

13.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve

13.35 – Konferencë për shtyp e tre liderëve

14.45 – Vizitë në manastirin e Shën Naumit

15.05 – Eksplorim i burimeve të liqenit të Ohrit me varkë

15.35 – Dhënia e çmimit të lidershipit rajonal për nismën e Ballkanit të Hapur për Kryeministrin

Kovaçevski, Presidentin Vuçiç, Kryeministrin Rama dhe ish-Kryeministrin Zaev nga Kryetari i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, z.Branko Azeski, në 100 vjetorin e dhomës së tyre

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit