-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kapën me 30 milionë euro drogë, shqiptarët marrin dënimin ekstrem në Greqi

Kryesoret

Dy shqiptarë të arrestuar në Selanik në janar 2021 për një rast të trafikut të 324 kilogramë kokainë me vlerë të paktën 30 milionë euro u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa person i tretë i përfshirë në këtë rast mori një dënim me 15 vjet burg pasi gjykata shqyrtoi rrethanat lehtësuese.

Oficerët e policisë kundër narkotikëve i kishin arrestuar të tre në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane të Ndjekjes së Drogës pas një informacioni se dy burrat e parë të moshës 39 dhe 37 vjeç, do të udhëtonin nga Athina në Selanik për të marrë një ngarkesë kokaine. Të dy i thanë gjykatës se ishin pronarë të përbashkët të një kompanie që merrte me qira një hotel në ishullin Rodos.

Burri i tretë, një shtetas serb, 38 vjeç, kishte mbërritur në Selanik me një ngarkesë kokaine me një bashkëkombës 34 vjeç dhe kishte marrë me qira një apartament për një kohë të shkurtër në seksionin Xyladika të Vardaris.

Kreu i njësisë së zbatimit të drogës në Selanik tha se “është e sigurt se dërgesa erdhi nga Amerika Latine”, ndërsa tha se ka më shumë persona të përfshirë në këtë aktivitet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit