Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me zjarrin në fshatin Elgjin, në njësinë administrative Orosh. Sipas ministrisë së Mbrojtjes, janë angazhuar 54 forca zjarrfikëse për të shuar vatrën e zjarrit.
“Prej disa orësh forcat zjarrfikëse në Mirditë janë duke luftuar me zjarret që kanë përfshirë pyllin me pisha në fshatin Mashterkor të njësisë administrative Orosh. Rreth 54 efektivë të Forcave të Armatosura, forca të zjarrfikëses dhe banorë të zonës kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në fshatin Elgjin, njësia administrative Orosh, në Mirditë. Pas një aksioni të përqendruar u bë e mundur izolimi i kësaj vatre, duke shmangur totalisht edhe rrezikun për banesat”, njofton ministria e Mbrojtjes.