Një sherr masiv ndodhi mesditën e djeshme në qendër të Durrësit. Këntëgari i njohur “Noizy” u përfshi në një sherr me ish-anëtarin e grupit TBA, Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano”.
Sherri ka filluar pasi Kleviol Ahmeti ka folur kundër reperit në rrjete sociale. Pas lirimit nga burgu, Klevio ka ofenduar sërish anëtarët e OTR, të “Noizy”-t.
Jo vetëm kaq, por ai dje shkoi tek lokali i “Noizy”-t në Durrës dhe situata degjeneroi në dhunë dhe përplasje fizike sikur duket nga pamjet që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale, ku këngëtari me
kushëririn e tij, ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Geljan Rajku përplasen me grushte me Ahmetin.