Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Tepelenë, pranë vendit të quajtur Buzëmadh, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Mësohet se dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur.
Zjarrfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi i policisë
Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë.









