Një pallat në Sarandë është goditur nga rrufeja këtë të enjte, si pasojë e motit të keq.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 09.06.2022, rreth orës 15:25, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit J. A.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu moti i keq ka shënuar një viktimë në Malësi të Madhe.
50-vjeçari Arben Ivanajt në fshatin Dedaj të Shkrelit në Malësinë e Madhe ka ndërruar jetë, pasi banesa u përfshi nga flakët, si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar problematika në qytetin e Gramshit. Vetëm 2 orë reshje kanë sjellë përmbytjen e bulevardit kryesorë të qytetit dhe rrugicave të lagjeve.
Orët e fundit vendi është përfshirë nga reshje intensive shiu, shkarkesa elektrike dhe shtrëngata.