Kuvendi ka përjashtuar nga seanca e sotme plenare deputetin demokrat, Edmond Spaho, pas fjalës fyese ndaj kolegëve socialistë, të cilët i quajti “Bastardë”.
Gjithashtu, Kuvendi ka vendosur t’i heqë pagën e një dite deputetit Spaho. Ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, që kërkoi përjashtimin e Spahos nga seanca, ose që ai të kërkonte falje për fjalën e përdorur.
“Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm me këtë gjuhë. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”, tha Spaho më herët.