Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është dukë qëndruar për vizitë në Austri, ndërsa në takimin me homologun Wolfgang Sobotka ka falënderuar shtetin austriak për ndihmën ndaj shtetit të Kosovës në të gjitha proceset.
Konjufca përmes një shkrimi në ‘Facebook’, ka thënë se do të forcohen edhe më tej marrëdhëniet Kosovë-Austri.
“Jam thellësisht falënderues për rolin, mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe konsolidimin e shtetit tonë që një kohë të gjatë”.
Po ashtu, kreu i Kuvendit bëri të ditur se ka shprehur mirënjohje ndaj tij edhe për procesin e integrimit të Kosovës në BE.
“Shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen që aktualisht Austria po i jep procesit të integrimit të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit në Bashkimin Evropian”.
Ai thekson se nevojitet edhe forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërshtetëror në fusha të ndryshme me interes dypalësh, e në veçanti për promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.
“Në këtë mënyrë, do të forcohen edhe më shumë lidhjet historike, miqësore e kulturore midis vendeve dhe popujve tanë”, shkruan ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është nisur për vizitë zyrtare në Austri.