Pjesa e parë e ndeshjes së tretë së Nations League për Kosovën përfundoi me fitoren e dardanëve me rezultat 2:1 kundër Irlandës Veriore.
45 minutat e para ishin plotësisht të dominuara nga Kosova, ku ata kishin mundësi të shumta shënimi por nuk i shfrytëzuan në maksimum.
Goli i parë u shënua nga pika e penalltisë, nga Vedat Muriqi në minutën e nëntë, ku ju dedikua numrit nëntë më të madh në histori të Kosovës, Fadil Vokrrit.