Stuhia e shiut ka përmbytur këtë të enjte qytetin e Kuçovës, duke vështirësuar kalimin e qytetarëve dhe automjeteve.
Qyteti gjithashtu është i gjithi pa energji elektrike, pasi nën ujë është edhe Nën/stacioni Elektrik.
Më problematike situata paraqitet në hyrje të qyteti dhe në lagjet: “Llukan Prifti”, ‘1 Maji”, “11 Janari”, “Tafil Skëndo”, etj.
Banorët kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve por askush s’ju ka shkuar në ndihmë dhe në këto kushte ata janë duke e larguar vetë ujin nga banesat, me pompa e fshesa.