Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Saimir Tahirit për pezullimin e dënimit. Ish-ministri i Brendshëm kërkoi në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me argumentin se në qeli i rrezikohet jeta nga të dënuarit.
“Datë 09 qershor 2022. Gjykata vendosi mospranimin e kërkesës së kërkuesit Saimir Tahiri, për pezullimin e ekzekutimit të vuajtjes së dënimit me burgim, dhënë me vendimin nr. 3 datë 04.02.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.
Por, po në këtë gjykatë është një tjetër rekurs nga Saimir Tahiri që kërkon pafajësi për akuzat që është dënuar. Prej datës 4 shkurt të këtij viti, ish-ministri ndodhet në qeli në burgun e Fierit duke vuajtur dënimin 3.4 vite me akuzën e shpërdorimit të detyrës për dosjen Habilaj.