Julian Kotori, i cili ishte shpallur në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës.
Po ashtu një 40-vjeçar është kapur në flagrancë po për narkotik.
Njoftimi i plotë
Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin e shtetasit Julian Kotori, 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. F., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit E. F., iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, duke dalë jashtë banesës.
Më datë 08.06.2022, shtetasi S. C., 59 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi S. C., 34 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për vepra të ndryshme penale.