-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i jep Gjergj Lucës “Kombinatin e Sheqerit” për 1 Euro

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për dhënien e godinës së ish-Kombinatit të Sheqerit në Maliq, biznesmenit Gjergj Luca që ka në pronësi firmën “Rozafa”. Kontrata me vlerën e qirasë 1 euro do të jetë 20 vite.

VENDIMI

DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET BASHKISË MALIQ, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “ROZAFA”, SH.P.K., SI QIRAMARRËS, PËR PASURITË E “KOMBINATIT TË SHEQERIT”, SH.A., MALIQ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Bashkisë Maliq, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Rozafa”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasuritë e “Kombinatit të Sheqerit”, sh.a., Maliq, të llojit ndërtesë, me nr.1/250, me sipërfaqe 1 165.5 m2, me nr.1/231, me sipërfaqe 1 410 m2, me nr.1/248, me sipërfaqe 290.6 m2, me nr.1/237, me sipërfaqe 2 025 m2, në zonën kadastrale 2573, për një periudhë 20 (njëzet) – vjeçare, sipas planvendosjeve dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Ngarkohet Bashkia Maliq për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit