Tre shqiptarë janë arratisur nga një burg në Treviso të Italisë.
Shqiptarët janë arratisur pasi kanë prerë hekurat e qelisë dhe kanë përdorur çarçafët për të zbritur nga qelia.
Ndërkohë dy prej tyre janë kapur menjëherë nga policia. Lajmin e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Uilpa.
Një prej të arratisurve, mësohet se është Edison Pula, 27 vjeç ishte ndalur me një urdhër-arresti evropian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.