Një makinë është konstatuar e djegur pasditen e kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por deri më tani është raportuar vetëm për dëme materiale.
Autostrada Tiranë-Elbasan është një nga më problematiket për sa i përket makinave që digjen gjatë lëvizjes. Rreth një muaj më parë një tjetër makinë mori flakë po në të njëjtin vend, dhe vetëm brenda këtij viti mendohet të jenë djegur rreth 6 makina, në të cilat janë konstatuar defekte në motor.