I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Afrim Caka, deklaroi se zyrtari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ishte pjesëmarrës në këtë masakrës, duke kryer krime ndaj shqiptarëve.
Caka rrëfeu në emisionin Desk të KTV-së se më 10 maj Radojiçiqi u ishte bashkuar forcave paramilitare serbe për të vrarë shqiptarë në Dubravë, ndonëse ishte pjesë e një grupi tjetër kriminelesh.
“Në mesin e atyre që kanë kryer krime ka qenë Milan Radojiçiq. Me babën e tij kam punuar në ngrohjen e elektromotorit. Kam qenë të ministrja e Drejtësisë dhe kam kërkuar që të arrestohet. Snajperistët bënin gara se kush vriste më tepër shqiptarë”, deklaroi Caka.
I mbijetuari i masakrës potencoi se Shoqata e ish-të Burgosurve Politikë e ka fituar shkallën e parë dhe të dytën për krime serbe, por që kjo iniciativë nuk është shtyrë nga institucionet kosovare.
“Ka serbo-malazezë që kanë kryer krime pa maska. Më 23 maj kur na mblodhën, trupin e kisha krejt gjak duke bartur të plagosur”.