“5pyetjet.al” publikon foton e makinës tip “Golf 6” të anëtarit të bandës së Niklës, Marklen Haka, që u sulmua me armë zjarri MP5 në Fushë Krujë dy ditë më parë.
Shënjestër ka qenë pasagjeri. Haka arriti që të shpëtonte me disa plagë në trup. Policia ka sekuestruar 17 gëzhoja 9 mm. Kjo është hera e tretë që u shpëton atentateve.
Makina është gjendur në banesën e Flamur Cangut. Haka u shpreh se nuk i identifikoi autorët duke dhënë dëshmi kontradiktore.