Nga Ylli Pango
Pensionistët e huaj po vinë me tufa këtu. Pse? Kosto e ulët jetese. Sa harxhojnë ata: Pak. Konsumatorë modestë. Jo milionerë. ( nuk vjen pasunari me jetu këtu). Çfarë prodhojnë ata që vijnë? Asgjë. Plus tyre kemi dhe pensionistët tanë. Shqypnia “ pleqërohet” më tej.
Po ata? Europa? ( edhe më tej): Marrin gjakun e ri( Gjermania po pranon të refuzuarit. Si USA. Mjaft të kenë jetuar atje e të mos kenë gabuar. Sidomos të jenë të rinj)
Çfarë u merr? U merr forcën. Energjinē. Rininë. Më të kualifikuarve edhe aftësitë. Trurin. Por u merr dhe paratë që u jep. Se ata janë konsumatorë të etur për veshje, ushqim, turizëm edhe brenda vendi. Rini hesapi.
Vëreni ç’këmbim me leverdi
Ama në media mburrja na mbetet ne.
“Në Shqipëri po vinë me jetu të huajt”. Kompleks i së kaluarës. “Të huajt”. Po na begenisin. Cilët se?
( Ju kërkoj falje për enthusiazmën. Sapo më zunë veshët e sytë( nja tri minuta), një emision krenar për të pensionuarit “ e jashtëm” që vinë jo vetëm me veru tek ne. Por edhe me “dimëru” (mbyllë jetën), mes nesh
P. S Nuk na mbetet veçse të vihemi në udhëheqje të pensionizmit botëror. Mbetëm se mbetëm fanar ndriçues