Një grua dhe një vajzë kanë mbetura të plagosura pas një sulmi me thikë në një shkollë fillore në qytetin jugor gjerman të Esslingen.
Autori i dyshuar i ka sulmuar me thikë dhe, më pas, është larguar nga vendngjarja. Disa orë pas sulmit, nuk kishte asnjë gjurmë të autorit, tha një zëdhënës i policisë.
“Gruaja dhe vajza janë plagosur rëndë dhe janë në spital”, tha zëdhënësi.
Nuk dihet motivi i krimit.
Gjithashtu është e paqartë se cila është marrëdhënia mes gruas dhe fëmijës me autorin.
Pas ngjarjes, shkolla u rrethua dhe oficerët e policisë kontrolluan ndërtesën. Një helikopter policie është vendosur në kërkim të personit.