Autoritetet italiane me ato shqiptare në kuadër të një hetimi të përbashkët zbuluan një skemë mashtrimi duke arrestuar 9 persona dhe sekuestruar 500 mijë euro.
Nga skema e mashtrimit kanë përfituar 82 pacientë shqiptarë me dokumente të falsifikuara shërbime shëndetësore nga spitalet në Itali.
Në mesin e të hetuarve rezultojnë 3 mjekë shqiptarë të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ Vladimri Peto, Aurel Vula, Ilir Broqja dhe dy biznesmenët Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj.
Aurel Vula është mjek pediatër reumatolog, i cili punon pranë Shërbimit të Pediatrisë së Përgjithshme, ndërsa Ilir Broqaj, mjek anest-reanimator, i cili punon pranë shërbimit Anestezi – Reanimacionit.
Ata janë nën hetim nga SPAK për korrupsion, mashtrim dhe trafik barnash nga Italia në Shqipërinë.
Ilir Broqaj ka qenë i arrestuar më parë. Në vitin 2013 ai u akuzua për korrupsion por më pas u la i lirë në sallën e gjyqit.