Trafikimi dhe falsifikimi i ilaçeve nga Italia drejt Shqipërisë është pikasur dhe nga autoritet italiane.
Anëtarët e grupit të trafikimit kanë rënë në kurthin e policisë italiane, së bashku me ta dhe mjekët të cilët kanë falsifikuar dokumentet. Në videon e publikuar ata shihen teksa shkëmbejnë tufat me para me çantat me ilaçe.
Fillimisht kërkesa bëhej nga ana e mjekëve shqiptarë të cilët i dërgonin në Itali emrin e “pacientit” bashkë me diagnozën, dhe menjëherë ishte përgjigja e mjekëve italianë që jepnin “Ok” që qytetarit t’i hapej drita jeshile për të kaluar në kufi.
E gjithë kjo bëhej përmes përfitimit të parave ose shërbimeve seksuale që mjekët shqiptarë dhe italianë merrnin nga “pacienti”, pasi ky i fundit sapo kalonte kufirin vijonte jetën e tij.
SPAK thotë se mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale. Gjithashtu, anëtarët e grupit organizuar kriminal dyshohen se janë të përfshirë në trafikun e barnave me përmbajtje narkotike, që e kanë marrë në mënyrë të paligjshme nga sistemi kombëtar shëndetësor italian dhe janë shitur në Shqipëri.