-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita e Scholz në Kosovë e Serbi në optiken e mediave gjermane

Kryesoret

Mediat gjermane i kanë kushtuar një hapësirë të rëndësishme vizitës së kancelarit, Olaf Scholz, në Ballkanin Perëndimor.

Të koncentruara kryesisht në mesazhet e takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, shtypi gjerman e ka konsideruar vizitën e Scholz si një përpjekjeje të tij dhe presion për një marrëveshje finale mes dy vendeve.

“Scholz po bën presion për një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është edhe titulli i televizionit gjerman Tagesschau, një nga mediat gjermane që kanë udhëtuar bashkë me kancelarin për në Ballkan.

Tagesschau vë theksin te deklarata e Scholz, i cili në konferencë për media, pos tjerash, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia sa më shpejt të lidhin një marrëveshje për njohje reciproke dhe të zgjidhin tensionet që ekzistojnë prej vitesh.

Edhe prestigjiozja gjermane Der Spiegel shkruan se Scholz u ka bërë thirrje dy vendeve për arritje të një marrëveshje.

Gazeta më e madhe online në Gjermani, Der Spiegel citon kancelarin gjerman kur tha se “dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën nuk mund të bëhen anëtarë të BE-së”, cka gazeta e “një thirrje e qartë për Serbinë dhe Kosovën”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit