Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka vizituar këtë të shtunë ekipin e trajnimit për deminim, ku pjesëmarrës janë edhe disa ukrainas.
Në një postim në Twitter, Abbott ka shkruar se këta ukrainasit që po trajnohen do të bëjnë ndryshime rrënjësore në atdheun e tyre.
“Ishte frymëzuese të vizitoja ekipin e trajnimit MAT të deminimit dhe pjesëmarrësit ukrainas, të mbështetur nga shoqata bamirëse britanike Friends of Ukraine EOD”.
“Burrat dhe gratë që kanë marrë pjesë në këtë kurs do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në atdheun e tyre”, ka shkruar ai.