-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndoka: Avokati i Shtetit dhe policia sekuestruan dokumentet e zyrat e PR, PDK dhe PBDNJ

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka me anë të një postimi në Facebook ka hedhur akuza se avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, në një akt të paprecedentë, kanë dhunuar selitë e tre partive opozitare, PDK, PR dhe PBDNJ. 

Postimi i Nard Ndokës në FB:

Pushtet arrogant, Avokati i Shtetit dhe Policia e Shtetit, dhunojnë selitë e tre Partive Opozitare (PDK, PR e PBDNJ). Pushteti pasi dështoi me pengun Basha në Opozitë, i është vërsulur partive të tjera politike. Mbas sulmit të zyrave të FRD, në shënjestër tashmë Partia Demokristiane e Shqipërisë, PDK, Partia Republikane dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Avokati i Shtetit në mënyrë arbitrare sekuestron zyrat dhe merr peng të gjithë dokumentat e dy partive politike PDK e PR, ndërsa Policia e Shtetit nxjerr në rrugë PBDNJ. Kemi informuar zyrtarisht Presidentin e Shqipërisë, Kryeministrin e Shqipërisë (megjithëse ky është urdhëruesi i plaçkitjes), institucionet ndërkombëtare në vend, OSBE, BE e SHBA-të. Dhunimi barbar i zyrave të tre partive politike, pengmarrja e dokumentacionit dhe arkivave, shenja të një pushteti arrogant e kriminal, që kërkon asgjësimin e pluralizmit politik. Partia Demoktistiane e Shqipërisë, PDK Zyra e Shtypit. Tiranë, më 11 Qershor 2022.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit