PD-ja ka miratuar këtë të shtunë dy udhëzime për plotësimin e strukturës organizative të degës, si dhe saktësimin e listave të anëtarësisë.
Në udhëzime bëhet me dije se procesi për saktësimin e anëtarësisë duhet të përfundojë brenda datës 10 korrik 2022.
Në udhëzim bëhet me dije se në çdo degë të PDSH –së, do të zgjidhen edhe sekretarët funksional, të cilët janë strukturë ndihmëse në degë.
Sipas udhëzimit sekretarët funksional në momentin që zgjidhen, dorëhiqen nga të qenurit anëtar kryesie i votuar, dhe në kryesinë e degës hyjë anëtarët më të votuar sipas radhës.
Sa i takon saktësimit të listës së anëtarësisë në udhëzim theksohet do të konsiderohen anëtarë të degës të PD-së të gjithë ata të cilët rezultojnë në emigracion sezonal, për të cilët kryesia e degës merr masa për plotësimin e formularit menjëherë pas mbarimit të sezonit.