Dy persona janë zënë te kisha e Laçit me thika, ku një person ka ngelur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se njëri prej tyre është plagosur dhe është nisur drejt Tiranës në gjendje të rëndë për jetën.
I plagosur është shtetasi Arben Margjini, 52 vjeç.
Nuk dihen ende motivet e këtij sherri dhe se kush janë personat e përfshirë në ngjarje.