Procesi i hartë së re gjyqësore do të bojkotohet për 4 ditë nga avokatët.
Ata janë shprehur se harta e re gjyqësore është në shkelje totale të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërisht nga Kushtetuta. Ky vendim cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne çështjet penale, civile dhe administrative.
“Ndodhur në këtë situatë Komiteti Drejtues në mbështetje të vendimit paraprak marrë nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë si hap te parë vendosi :
1. Të bojkotoj të gjitha proceset gjyqsore, me përjashtim të masave të sigurimit, të planifikuara për gjykim , në të gjitha nivelet e gjykatave përfshire edhe proceset e planifikuara në Gjykatën e Lartë nga data 14 deri ne datën 17 qershor.
2. Për ekzektimin e këtij vendimi, ngarkohen organet drejtuese te Dhomës Qendrore dhe dhomave vendore.
3. Moszbatimi i këtij vendimi nga ana e avokatëve përbën shkelje të rëndë të kuadrit ligjor mbi profesionin e avokatit, e për rrjedhojë do të procedohen disiplinarisht”, thuhet në njoftim.