-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Së fundmi u kap me drogë në Itali, por si i shpëtoi burgut në Shqipëri Kajmaku?

Kryesoret

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku i kapur nga autoritet italiane për trafikim droge, ka një histori të gjatë të problemeve me drejtësinë.

Ai u zgjodh në krye të bashkisë së Vorës në 30 qershor 2019, në një garë pa kundërshtar, pasi opozita i bojkotoi zgjedhjet. Por pas marrjes së detyrës PD-ja e tregoi për parat që ai kishte falsifikuar në Greqi dhe dënimin që kishte marr në 2003.

KQZ arriti të verifikonte akuzat e opozitës dhe e shkarkoi nga detyra, po ashtu policia e shpalli në kërkim.

Pas disa muajsh në arrati, ish-kryebashkiaku u arrestua në një spital privat në Tiranë, më 7 korrik 2020. Por prokurorja e çështjes Arta Marku zbuti masën e sigurisë, duke e shpëtuar nga burgu pasi sipas saj kishin ndryshuar rrethanat e ngjarjes.

Sipas prokurores, Kajmaku nuk ishte person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe nuk rrezikonte të largohej nga Shqipëria. Vetë Kajmaku me anë të një dokumenti bënte të ditur se vuante prej 15 vitesh nga diabeti. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit