-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Antikorrupsioni, Manja: Jemi në rrugën e duhur, Reforma në Drejtësi drejt konsolidimit

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në Konferencën Antikorrupsion që u zhvillua këtë të hënë deklaroi se pas 6 vitesh Reforma në Drejtësi është tashmë në fazën e konsolidimit.

Manja theksoi se SPAK dhe BKH kanë dhënë rezultate të prekshme tashmë në goditjen e korrupsionit në nivele të larta, dhe kjo ëahtë bërë e mundur me mbështetjen e duhur buxhetore financiare nga qeveria.

“Jemi këtu falë vullnetit tonë politik të palëkundur. Por dhe me mbështetjen e SHBA-ve. Reforma në Drejtësi pas 6 vitesh, konstatoj se faza e parë ajo e ngritjes dhe funksionalitetit, është tashmë e përfunduar. Kemi hyrë në fazën e dytë të konsolidimit. A i kemi mekanizmat e duhur antikorrupsion?

Rezultati i parë është vettingu. Sot që flasim 60 për qind e magjistratëve kanë kaluar në sitën e vettingut. Shifrat janë kokëforta, lufta kundër korrupsionit brenda këti sistemi ka qenë në rrugën e duhur. Dua të vë në dukje funksionimin e SPAK dhe BKH, kanë dhënë rezultate të prekshme në goditjen e korrupsionit në nivele të larta të korrupsionit. Kjo ishte diçka e paimagjinueshme dikur. Kjo nuk do të ishte bërë e mundur pa mbështetjen e duhur buxhetore financiare nga qeveria. 2016-2022, 104 milionë lekë pa përfshirë ato që ka dhuruar SHBA e BE. Jemi të gatshëm që të buxhetojmë shtimin e numrit të prokurorëve, drejt atij numri që do të çmohet i nevojshëm,” tha Manja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit