-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokatët bojkot gjyqeve, qeveria nuk tërhiqet për hartën e re: Reflektoni

Kryesoret

Qeveria nuk tërhiqet. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nuk heq dorë nga harta e re gjyqësore, pavarësisht bojkotit të avokatëve duke u kërkuar këtyre të fundit që të lënë kërcënimet dhe të rikthehen në proceset gjyqësore. Ai u kërkoi avokatëve që të kontribuojnë në zbatimin e hartës së re gjyqësore.

“Avokatët janë grup interesi i rëndësishëm që garantojnë mbarëvajtjen e procesit të rregullt ligjor në zinxhirin e sistemit të drejtësisë dhe si të tillë janë konsultuar me draftin e hartës gjyqësore gjatë fazës së konsultimit publik.

Janë marrë në konsideratë disa sugjerime me vlerë që kanë ardhur edhe nga avokatia, të cilat janë reflektuar në draft, por riorganizimi gjyqësor është përgjegjësi e Këshillit të Lartë Gjyqësor si qeveri e gjyqësorit dhe e Ministrisë së Drejtësisë

Në përputhje me paketën e reformës në drejtësi, Këshilli i Lartë Gjyqësor ngriti një Grup Ndërinstitucional për të kryer vlerësimin e sistemit gjyqësor dhe për dhënien e rekomandimeve lidhur me mënyrën më të mirë të riorganizimit të gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore.

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të shtunën hartën e re gjyqësore, në të cilën parashikohet një reduktim i numrit të gjykatave në vend. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata nga 22 që ishin më parë, ndërsa nga gjashtë gjykata administrative të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë.

Ajo që ne presim nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe çdo avokat është që të kontribuojnë në zbatimin e hartës së re gjyqësore pasi ajo të miratohet në Qeveri dhe të hyjë në fuqi. Bojkotimi i seancave gjyqësore nuk është zgjidhja e duhur dhe nuk i shërben askujt, as sistemit të drejtësisë, as avokatëve dhe aq më pak interesave të qytetarëve që mbrohen prej tyre.

Si njerëz të ligjit, unë besoj se avokatët do të reflektojnë në vendimin e tyre pasi zbatimi i ligjit është emëruesi i përbashkët i yni dhe që i shërben drejtësisë dhe interesit publik”  mbyllet reagimi.

Avokatët do të bojkotojnë seancat gjyqësore për katër ditë, nga nesër deri të premten, pasi janë kundër hartës së re gjyqësore, që shkrin shumë gjykata të shkallës së parë dhe lë vetëm një Apel në Tiranë për të gjithë Shqipërinë.

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatëve, Maks Haxhia deklaroi sot se asnjë nga kërkesat e tyre nuk u mor në konsideratë për të pasur të katër 4 gjykata apeli, pasi harta e re rrit shpenzimet e qytetarëve. Ai tha se nëse avokatët nuk i binden urdhrit do merren masa deri në heqje të licencës.

Edhe ish-kryeministri Sali Berisha është pozicionuar kundër reformës së gjykatave pas miratimit të hartës së re nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Kryetari i PD-së deklaroi sot se mbyllja e 18 gjykatave në vend po u mohon qytetarëve të drejtën duke i përplasur të gjithë në Tiranë, me pasoja edhe te kostot. Për këtë, ai akuzoi Edi Ramën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit