-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokatët futen në grevë për hartën e re gjyqësore: Qeveria të reflektojë

Kryesoret

Avokatët do të bojkotojnë seancat gjyqësore për katër ditë, nga nesër deri të premten, pasi janë kundër hartës së re gjyqësore, që shkrin shumë gjykata të shkallës së parë dhe lë vetëm një Apel në Tiranë për të gjithë Shqipërinë.

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatëve, Maks Haxhia deklaroi sot se asnjë nga kërkesat e tyre nuk u mor në konsideratë për të pasur të katër 4 gjykata apeli, pasi harta e re rrit shpenzimet e qytetarëve. Ai tha se nëse avokatët nuk i binden urdhrit do merren masa deri në heqje të licencës.

“Nesër do të fillojmë bojkotin e seancave gjyqësore deri të premten, do të jemi në gjyqe vetëm për masat e sigurisë. Asnjë nga kushtet, propozimet tona nuk u mor në konsideratë. Ne kërkuam katër gjykata apeli.

Vendimi për hartën gjyqësore dhe KLGJ të mbante qëndrimin e vlerësuar. Ditën e premte KLGJ miratoi draftin për hartën gjyqësore.

Në këto kushte duke ndjerë edhe veten të fyer, për shkak se tashmë ishte realitet dhe nuk u mor asnjë propozim në konsideratë. Vetëm interesat e qytetarëve nuk po përfaqëson nga kjo hartë gjyqësore.

Kjo cenon jo vetëm aksesin në drejtësi, por rrit kostot. Duke ardhur në një gjykatë apeli në Tiranë, që sot është konfuze dhe në kushte amullie. Shpresojmë që greva të jetë një kambanë për ministrinë e Drejtësisë. Këtu nuk janë interesat e avokatëve, por të qytetarëve” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit