Një person u vra nga një grup njerëzisht, sepse u akuzua se donte të rrëmbente të mitur.
Viktima quhej Daniel Picazo dhe ishte 31 vjeç.
Historia ka ndodhur në Meksikë, në shtetin Puebla dhe bëhet e ditur nga autoritetet lokale.
“Nuk është drejtësi, por barbari. Autoritetet kompetente tashmë po hetojnë incidentin për të përcaktuar se kush është përgjegjës”, thuhet në deklaratën e komunës së Huachinango.
Sipas raporteve të mediave lokale, policët ndërhynë për të ndihmuar burrin, por një turmë e zemëruar në thelb pengoi ndërhyrjen e tyre. Kur oficerët u përpoqën ta shpëtonin brenda një makine patrullimi, banorët e nxorën jashtë dhe e çuan me forcë në një fushë sporti ku e rrahën, e lyen me benzinë dhe i vunë flakën ndërsa ishte ende gjallë.
Trupi i tij u gjet vetëm pasi banorët u larguan.
Mobilizimi i popullatës lindi përmes rrjeteve sociale pasi ishte përhapur paniku që një kriminel i dyshuar kishte ardhur në qytet për të rrëmbyer të miturit..