-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrantët po dërgojnë më shumë para për shkak të rritjes së çmimeve

Kryesoret

Për shkak edhe të rritjes së çmimeve, emigrantët shqiptarë po dërgojnë më shumë para’ për familjet. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e remitancave në tre muaj e parë të vitit arriti në 184 milionë euro, duke u rritur me gati 9 për qind krahasuar me një vit më parë.

Në Shqipëri, një në katër familje marrin të ardhura nga emigrantët, para’ që janë burimi i vetëm i jetesës për pjesën dërrmuese të tyre. Janë gjithsej 220 mijë familje që jetojnë me këto të ardhura, në pamundësi të një burimi tjetër.

Vlera e lartë e remitancave, për ekspertët është edhe tregues i gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e shkuar remitancat arritën në 761 milionë euro, duke u rritur kështu me 13 për qind në krahasim me 2020-n e gati 9 për qind në raport me periudhën e para pandemisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit