-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këta janë 10 të famshmit që shpenzojnë më shumë për truprojat e tyre

Kryesoret

Të jesh i famshëm nënkupton dhe që je më ekspozuar ndaj rrezikut.

Këta janë 10 VIP-at të cilët po shpenzojnë shumë për sigurinë e tyre.

Adele

Pete Van Der Been është truproja i Adele, e cila ka një portofol shumë të pasur: 190 milionë dollarë. Për të, siguria është e para dhe askush më mirë se Pete nuk mund ta garantojë. Van Der Been ka qenë edhe truproja i Lady Gaga.

Jennifer Aniston

Ylli i “Friends” ka punësuar Sheldon, një truprojë i mirënjohur, i cili është me të që prej vitit 2013.

David dhe Victoria Beckham

Dy prej njerëzve më me ndikim në brezin e tyre dhe më gjerë. Ata paguajnë shumë për truprojat, të cilët përpos përfitimeve monetare, kanë shansin të udhëtojnë me super çiftin.

Katy Perry

Nuk janë të rralla rastet kur Katy është parë me truprojën e saj, i cili ngjan si Hugh Jackman i ri.

Rihanna

Një yll i kalibrit të Rihanna-s i duhet patjetër mbrojtje serioze, gjatë gjithë kohës. Sipas burimeve, Rihanna paguan plot gjysmë milion dollarë çdo vit për të siguruar mbrojtjen e saj.

Jennifer Lopez

Karriera e suksesshme në shumë fusha i ka sjellë J.Lo edhe më shumë mbrojtje. Shumë rrallë ajo shihet pa truproja pranë dhe sigurisht, shpenzon shumë për ta.

Meghan Markle

Ajo dhe princ Harry shpenzojnë diku te 20 milionë çdo vit për sigurinë e tyre dhe të familjes.

Britney Spears

Një yll që në adoleshencë, Britney ka kaluar kaq shumë përvoja me fansat, sa nuk mund të mos shoqërohet gjithë kohës nga truprojat. Sipas burimeve, Britney shpenzon rreth 600,000 dollarë në vit për sigurinë.

Mbretëresha Elizabeth II

Nuk mund të mungojë në listë. Rojet e Mbretëreshës së Anglisë janë në detyrë 24/ 7. Gjithashtu, ushtarë dhe ekipe të dedikuara sigurohen që Mbretëresha të jetë gjithnjë e mbrojtur, në çdo situatë.

Beyonce

Një prej njerëzve më të famshëm në planet! Mbretëresha B shpenzon miliona dollarë çdo vit për të garantuar sigurinë e saj.

Selena Gomez

Përpos pagesës, Selena i ka ofruar mirësjellje dhe miqësi truprojës së saj dhe ky i fundit e ka ftuar edhe në dasmë, duke ngritur një dolli për këngëtaren.

Madonna
Këngëtarja ikonike shkon kudo me ekipin e truprojave dhe qartazi, shpenzon pa fund për ta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit