Aktualisht në Pallatin e Kongreseve po mbahet konferencave kundër korrupsionit.
Kryeministri Edi Rama, ka përmendur me rëndësi e riformimit të sistemit të shërbimeve, i cili ka rëndësi të madhe për luftën kundër korrupsionit, po ashtu ai ka shtuar se Reforma në Drejtësi ka treguar rezultate pozitive.
“Kush e mendonte në këtë vend se do të dënoheshin nga drejtësia figura të rangut të lartë politikë. Kemi pasur ne dikur anëtarë qeverie përfaqësues të zgjedhur në pushtetin vendor do të hetoheshin nga drejtësia dhe do akuzohezoheshin nga prokuroria.
Kemi pasur ne dikur anëtar qeverie që pushkatoheshin por kanë qenë në sistem tjetër.
Është moment historik përtej të gjitha mangësive apo dobësive. Është në hapat e parë, në një vend ku të gjithë jemi kushërinj. Një drejtësi që ndan të ndershmin nga i fajshmi. S’ka pasur Shqipëria drejtësi të drejtë apo të pavarur nga pushteti në asnjë prej momenteve të qeverisjes së saj,” është shprehur Rama.