Duke filluar nga ora 11:00, këtë të hënë Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.
Disa nga pikat që do të diskutohen në këtë takim kanë të bëjnë me seancat plenare të Kuvendit të Kosovës, të pa përfunduara.
Për herë të parë do të Shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
Festa zyrtare, sipas ligjit në Kosovë janë gjithsej 11.
Viti i Ri-1 dhe 2 janari; Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 Shkurti; Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prilli; Dita Ndërkombëtare e Punës, 1 Maji; Dita e Evropës, 9 Maji; Bajrami i Madh, dita e parë; Bajrami i Vogël, dita e parë; Krishtlindjet Katolike, 25 dhjetor; Krishtlindjet Ortodokse, 7 janar; Pashkët Katolike, E hëna e Pashkëve; Pashkët Ortodokse, E hëna e Pashkëve.
Do të shqyrtohet edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale.