Punonjësit e policisë së Burgut të Reçit kanë paralajmëruar protesta për shkak të kushteve të vështira të punës që po përballen çdo ditë.
Edhe pse burgu i Reçit mendohet si një nga burgjet e sigurisë së lartë, policët atje tregojnë që nuk kanë as uniformë dhe as armatime personale.
Njoftimi:
Pa uniforma; pa armatim personal; pa trajtim ushqimor; pa pagese për orët tepër; pa transport; pa siguri shëndeti ne pune; pa mjek e psikolog për stafin; pa grada e funksione sipas meritës; pa ambiente pushimi ne institucion; pa transparence pagash; me kontrate kolektive te bllokuar ne kundërshtim me Ligjin e shume te tjera. Sot denoncojmë mungesën e etikës në komunikim në mes epror vartës! Punonjësi i burgjeve është administrate publike, jo rekrut ushtrie. Denoncojmë problemet me pagat që ndodh nëpër burgje, ku asnjëra pagë nuk përputhet sipas bazës ligjore në fuqi e ditëve reale të punës që kryen punonjësi! Pa harruar që mungesat në organike janë alarmante në çdo burg të vendit dhe nëse vazhdon kjo sjellje shtetërore me demotivimin e stafit, problemet vetëm do agravohen”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë.