-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Vjosa Park Kombëtar, Di Caprio goditi qeverinë

Kryesoret

Është nënshkruar sot memorandumi për shpalljen e Vjosës një “Park Kombëtar”, mes Ministrisë së Turizmit dhe organizatës së njohur amerikane ‘Patagonia’ .

“Ne besojmë që duke shpallur Vjosën park kombëtar do të kemi një impakt shumë më të lart ekonomik se ai i bazuar tek zhvillimet në dëm të lumit. Mjafton te llogarisim me një projeksion modest numrin e turistëve, apo aktivitetet e natyrës jo evasive që do ndihmojnë banorët në ekonominë e tyre” , u shpreh Rama fillimisht.

Vjosa është lumi më i madh “i egër” i Evropës jashtë territorit të Rusisë.

Në shtator të vitit 2020, politikanët shqiptarë njoftuan publikisht krijimin e një parku kombëtar të lumit të egër Vjosa, i cili do të mbronte të gjithë rrjetin e degëve.

Mes batutash Rama nuk harroi të përmendte edhe Leonardo Di Caprion, ku theksoi se edhe se ai ka goditur qevrinë.

“Vjosa ka mbi 1100 specia, 13 specie kafshësh të kërcënuara për zhdukjen globalisht, 24 bimë janë në listën e kuqe. Është ekosistem me një vlerë të jashtëzakonshme, e kam shënuar diçka këtu për Leonardo Di Caprion por nuk po e them sepse u bë i gjallë për të kritikuar qeverinë por jo për ta mbështetur qeverinë. Mbase këto do ti shkojnë në vesh se ta lavdëroja një orë nuk do dëgjonte, po ta shaj pak ndoshta i shkon në vesh.
Nuk dua të zgjatem më tutje por ftoj ministren e turizmit dhe mikun tonë me provë se në fillim ishte si këta UFO-t në mbrojtje të lumit të egër, që të firmosim memorandumin për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar”, tha kryeministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit